Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti mbledhjën e rregullt për muajin maj

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për muajin maj 2026. Mbledhjën e udhëheqi kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija, ndërsa morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës, z.Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.

Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse

2. Miratimi i rendit të ditës

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluara

4. Propozim për miratimin e Projekt – Rregullores për Institucionet Edukativo – Arsimore në Komunën e Skenderajt

5. Propozim – Vendim për zëvendësimin e anëtares se Komitetit për Komunitete

6. Propozim-vendim për Rishqyrtimin e vendimit Nr.01-020/01/0016324/26, për miratimin e vendimit për inicimin e procedurës së hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Skenderajt 2026-2034 (pikë shtesë)

7.Propozim-vendim për miratimin e vendimit mbi lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Zyrës së Kryetarit, për mbështetjen financiare të organizmit të Konferencës Ndërkombëtare nga Platforma “Liria ka Emër” (pikë shtesë)

8.Propozim-vendim për ngritjen e planit për të hyrat vetanake për vitin 2025 dhe bartjen e mjeteve të pashpenzuara të hyrave vetanake nga viti 2025 për shpenzim për vitin 2026 (pikë shtesë).

9. Pyetje të këshilltarëve nen pikën të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …