Kuvendi i Kosovës gjatë tërë ditës së djeshme ka kaluar një ditë të rëndë, me përleshje dhe me shumë tensione

Kuvendi i Kosovës gjatë tërë ditës së djeshme ka kaluar një ditë të rëndë, me përleshje dhe me shumë tensione

Shkas për përleshjet mes ministrave dhe deputetëve të opozitës dhe pozitës, dje  në Kuvendin e Kosovës, u bë zbardhja e një bisede sekrete të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku zonja Kusari, mes tjerash kishte kërkuar që deputetët serbë të mos e votonin ligjin për veteranët e UÇK-së. Po ashtu ajo, në bisedë tejet miqësore e shoqërore  me Sllavko Simiçin kishte fyer sidomos deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu. Që në fillim të seancës  së djeshme deputetët e partive opozitare gjatë tërë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e i brohoritur “rrenc, rrenc”.  Ndërkohë situata kishte eskaluar  deri në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve opozitarë. Në atë moment ka hyrë policia me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Seanca ishte ndërprerë pasi kryeparlamentari Konjufca thirri policinë. Kryeministri Kurti ka qëndruar në sallë i rrethuar nga mbrojtja dhe disa ministra të tij, si dhe deputetë të Vetëvendosjes. Në fjalën e tij, Kurti ishte duke folur për policinë në Veri dhe për Milan Radojiçiq.  Përleshja nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i vendosi, në ballin e foltores  një foto të Kurtit me hundë të gjatë, si të Pinokios.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …