Opozita do ta thërras në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti pasi qasja e tij ndaj dialogut nuk është serioze

Kuvendi i Kosovës ka përmbushur vetëm 17 për qind të agjendës legjislative për këtë vit

Për gjysmë viti punë Kuvendi i Kosovës ka arritur të përmbushë vetëm 17% të agjendës legjislative. Nga 142 projektligje që do të jenë në shqyrtim për vitin 2019 Kuvendi ka miratur vetëm 25 ligje, përderisa në procedurë të shqyrtimit janë edhe 44 projektligje tjera. Sipas monitoruesëve të punës së Kuvendit, përmbushja e agjendës do të jetë sfidë për shkak të aktivitetit të ngadaltë që ka kjo legjislaturë. Agnesa Haxhiu, nga Instituti i Kosovës për Demokraci, thotë se ngecja e punës së Kuvendit ka ardhur për shkak të zvarritjeve në shqyrtim të ligjeve dhe të mungesës së kuorumit për t’i votuar ato në seanca plenare. Mirëpo edhe mungesa e deputetëve në komisionet parlamentare ka shkaktuar vonesë në përmbushje të agjendës së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …