Kuvendi i Kosovës më në fund miratoi Komisionin Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës

Kuvendi i Kosovës më në fund miratoi Komisionin Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës

Kuvendi i Kosovës më në fund ka miratuar Komisionin Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Ky  komision është iniciuar nga partitë opozitare.  Komisioni është miratuar me 93 vota për. Ky komision do të drejtohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. Përbërja e plotë e Komisionit Hetimor: Driton Selmanaj – kryetar, Ferat Shala – zëvendëskryetar, Eliza Hoxha – anëtare, Besian Mustafa – anëtar, Pal Lekaj – anëtar, Artan Abrashi – anëtar, Enver Haliti – anëtar, Jeta Stratovci – anëtare, Mimoza Kusari – Lila- anëtar, Adem Hoxha – anëtar, Fridon Lala – anëtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Më 7 qershor i japim fund krizës dhe hapim një kapitull të ri për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve …