Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të veçantë për 20 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës

Kuvendi i Kosovës me një sesion nderimi përkujtoi 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Kuvendi i Kosovës  me një sesion nderimi, përkujtoi 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  mes shumë autoriteteve shqiptarë dhe të huaj  ishte në Kuvend, ku Kryeministri Haradinaj ka mbajtur fjalën e rastit. Kryeministri Haradinaj tha me këtë raste se edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar. Ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha, siç ishte ushtria, siç ishte vendimi për Trepçën. Ajo që dua të them është se në 10-vjetorin e dyte është periudha e konsolidimit tonë si shtet, ndërsa kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme me Serbinë apo anëtarësimin tonë në NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida, do të sfidohemi, por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do t’ua shpjegojmë partnerëve tanë, që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa, sepse kjo e dobëson Kosovën”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …