Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë të jashtëzakonshme pas vendimit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë të jashtëzakonshme pas vendimit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti, sot në orën 18:00 do të mbahet një seancë të jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Siç ka njoftuar kryeministria, në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës. “Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës”. Siç thuhet në njoftim, vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ndryshe, mbajtjen e kësaj seance deri në këto momente e kanë mbështetur, LDK-ja dhe AAK-ja. Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se e mbështesin këtë kërkesë. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK do të të votojë pro dërgimit të ekipeve të FSK-së, në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …