Kuvendi i Kosovës sqaron se ekipi lobues i kryetarit Veseli përbëhet nga 9 deputetë e jo 30

Kuvendi sqarohet se ekipi lobues i kryetarit Veseli përbëhet nga 9 deputetë e jo 30 sa ishte raportuar nga mediat

Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi ka sqaruar se ekipi lobues i kryekuvendarit Kadri Veseli, përbëhet nga gjithsej 9 persona. “Për arsye të raportimeve të pasakta lidhur me përbërjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në vizitën zyrtare në Austri, Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit sqaron se delegacioni i Kuvendit nuk përbëhet nga 30 anëtarë siç është raportuar në disa media, por vetëm nga kryetari i Kuvendit dhe nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar, pra gjithsej 9 persona”, thuhet në sqarim. Tutje, thuhet se zyrtarët e Qeverisë të cilët po qëndrojnë në Vjenë, nuk janë pjesë e delegacionit të Kuvendit, por pjesëmarrës në organizimin e Forumit Ekonomik që e ka organizuar Oda Ekonomike Austriake e ku janë të pranishëm edhe dhjetëra biznese ndërkombëtare. “Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po qëndron në Vjenë në funksion të diplomacisë parlamentare, për të takuar përfaqësuesit e Parlamentit të Austrisë për të diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për përkrahjen e Austrisë për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane”, përfundon njoftimi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …