Kuvendi i Shqipërisë me “mocion debati” kundër vendimit të Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Kuvendi i Shqipërisë me “mocion debati” kundër vendimit të Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë kërkon “mocion debati” kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Debati i cili u kërkua nga socialistët, do të zgjasë 5 orë, nga të cilat shumica parlamentare do të ketë në dispozicion 170 minuta,  ndërsa opozita e re parlamentare bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta. Në kërkesën e mocionit firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …