Nën organizimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani shënohet 20-vjetori i çlirimit të vendit

Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani shënohet 20-vjetori i çlirimit të vendit

Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, në Berlin në ndërtesën e Commerzbank e cila është pranë Portës së Brandenburgut është shënuar 20-vjetori i çlirimit të Kosovës. Të pranishëm në këtë manifestim ishin më shumë se 200 mysafirë, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës të akredituar në kryeqytetin e Gjermanisë, përfaqësues të Qeverisë së Gjermanisë nga zyra e Kancelares Merkel, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe të Ministrive tjera. Të ftuar të veçantë në këtë mbrëmje ishin edhe Ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell dhe dhjetëra ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Berlin si dhe përfaqësues nga Qeveria e Gjermanisë. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në fjalën e rastit pasi ka falënderuar për angazhimin gjerman para, gjatë dhe pas luftës ka thënë që Kosova nuk ka vend më mik në Evropë sesa Gjermaninë dhe se për këtë tregon edhe vet prania e shtetasve të Kosovës në këtë vend. Fjalë rasti në emër të Qeverisë së Gjermanisë ka mbajtur edhe ambasadorja Bettina Cadenbach, shefe e çështjeve të Sigurisë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë si dhe ish- Shefi i KFOR-it në Kosovë dhe aktualisht Komandanti i forcave të NATO-s për Evropën Veriore, Erhard Bueheler.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …