Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11 të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e 11 të rregullt. Me këtë rast pas diskutimit me shumicë votash janë votuar këto pika: Propozim vendim për shpalljen në diskutim publik të Rregullores për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2019. Propozim Rregullore për mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave vetanake nga arsimi dhe aftësimi për të rritur. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen Zonë me interes të përgjithshëm të ngastrat Kadastrale me nr. 153-0 në Zonën Kadastrake në Drobesh. Propozim Vendim për ndryshim të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës :08,02,2018 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Kurse në këtë seancë janë dhanë edhe dy informata si: Informatë e buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor për vitin 2018 dhe planifikimi për vitin 2019 si dhe një informatë nga Drejtoria Rini Sport Kulturë rreth AKV ‘Kemajl Azizi’’ Viti e cila subvencionohet vazhdimisht me 25% të buxhetit të subvencioneve të DRKS-së. Ndërkaq në fillim të kësaj seance, Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë i njoftoj të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerrë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …