Kuvendi komunal në Viti mbajti seancën e parë për këtë vit

Këshilltarët e Kuvendit komunal në Viti, kanë mbajtur seancën e parë për këtë vit, ku në mesin e pikave të rendit të ditës, ishte edhe raporti i punës së kryetarit të komunës Sokol Haliti, për periudhën janar-qershor 2018. Pas paraqitjes së raportit nga ana e kryetarit Haliti, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh që kishin të bënin kryesisht me projektet e vitit të kaluara. Pika të tjera për këtë seancë, e të cilat u miratuan nga këshilltarët, ishin edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative, propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë, propozim vendimi për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshëm me Komunën e Kirchhain, si dhe draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Krahas këtyre pikave, ndër to si pikë shtesë ishte edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-410/03-538 të datës 05.06.2018, për formimin e komiteteve konsultative. Në këtë seancë u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …