Kuvendi Komunal në Skenderaj mbajti mbledhjen e rregullt

Kuvendi Komunal në Skenderaj ka mbajtur seancën e parë për këtë vit, në të cilën anëtarët kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

– Propozim – vendim për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për Familjen Jashari, për t’i mbuluar shpenzimet e mikpritjes së delegacioneve të ndryshme dhe mysafirëve tjerë.

– Plani Komunal i Veprimit për Transparencë për vitet 2019 – 2022

– Plani vjetor i punës së Zyrës së Prokurimit

– Raport vjetor i punës së Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim për vitin e kaluar

– Informatë për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor, dhe përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

– Informatë lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit

– Raporti i Përformancës Komunale

– Propozim për miratim të listës së të përzgjedhurve për Komitete Konsultative

– Skema organizative e Komunës së Skenderajt.

Pas diskutimeve, Kuvendi ka votuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …