Kuvendi i Komunës së Klinës themeloi Komitetet Obligative dhe KKSB-në

Në seancën e parë të rregullt të kuvendit komunal të Klinës, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, ku morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe nënkryetari, Besim Hoti, Kuvendi i Komunës së Klinës, ka themeluar Komitetet Obligative dhe ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. Fillimisht, kanë dhënë betimin dy anëtare të ri të Kuvendit, Xhevxhet Berisha (LVV) dhe Brahim Mehmataj ( Nisma), të cilët kanë zëvendësuar Skënder Merturin dhe Naser Morinën, të emëruar drejtorë të ekzekutivit. Shefat e Grupeve Kuvendare, të cilët janë votuar nga Kuvendi janë: Enver Berisha -PDK, Violeta Zefi – LDK, Petrit Palushi-AAK dhe Saranda Elezi-LVV. Kuvendi miratoi edhe përbërjen e KKSB-së, kryesues i të cilit me ligj është e përcaktuar të jetë Kryetari i Komunës, por me marrëveshje këtë Këshill do ta udhëheqë nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, ndërsa anëtarët tjerë vijnë nga mekanizma të ndryshëm që kanë të bëjnë me sigurinë. Kuvendi i Komunës së Klinës, ka zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa dhe Komitetit për Komunitete. Kuvendi ka miratuar edhe emrat e anëtarëve të Komitetit për Komunitete, i cili përbëhet nga tre anëtare të Kuvendit dhe katër të tjerë që përfaqësojnë grupet etnike që jetojnë në Komunën e Klinës. Është marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultative, atij për çështje Emergjente dhe Komitetin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …