Sot Kuvendi i vazhdon punimet e dy seancave të papërfunduara dhe një seance të re ku do të diskutohet për Telekomin

Kuvendi i Kosovës nesër vazhdon seancën e jashtëzakonshme me debat parlamentar për programin e Qeverisë: 2017-2021

Kuvendi i Kosovës nesër vazhdon seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. Seanca kohë më parë është thirrur nga opozita, por nuk iu është përgjigjur pozita, me arsyetimin se debati parlamentar për programin qeverisës duhet të bëhet në momentin e finalizimit dhe prezantimit të tij nga ana e Qeverisë. Vazhdimi i kësaj seance është vendosur nga Kryesia e Kuvendit, e cila po ashtu ka vendosur që të martën të mbahet një seancë tjetër, ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Me 20 Qershor 1999, NATO konfirmon Çlirimin e plotë të Kosovës nga forcat serbe

Më 20 qershor të vitit 1999, komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Vesli Klark, e …