Votuesit katalunjas kanë nisur të bllokojnë dyert dhe të mblidhen bashkë jashtë qendrave të votimit për t’i mbrojtur ato, në rast të ndonjë aksioni policor për parandalimin e referendumit, për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja. Organizatorët në një qendër votimi në një prej shkollave në Barcelonë kërkuan nga njerëzit të bllokojnë hyrjen dhe të përdorin rezistencë pasive nëse policia intervenon për të parandaluar votimin, i cili pritet të fillojë në orën 9:00, ka thënë një reporter i Reutersit në vend të ngjarjes. Referendumi organizohet nga autoritetet vetëqeverisëse lokale, të cilin autoritetet e Madridit e kanë shpallur të paligjshëm dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë mbajtjen e tij. Mbajtja e referendumit ka ngritur tensione mes qytetarëve pro pavarësisë dhe atyre që nuk duan shkëputje nga Spanja.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …