leoni

Kyreministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Kyreministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Është përuruar aneks-objekti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti përgëzoj stafin dhe drejtorin që pa zhurme i kanë kryer të gjitha këto. “Agjencia e Forenzikës mbetët ndër agjencitë me efikasitet të lartë,” tha Hoti. Shefi i qeverisë në detyrë tha se edhe menaxhmentin e ri të zgjedhur të Policisë së Kosovës do të ketë më shumë rezultat ky dikaster. Ministri në detyrë i Brendshëm, Agim Veliu duke përmendur rëndësinë e Agjencisë së Forenzikës tha se me ndërtimin e këtij aneksi, do të kryhen punët me lehtë dhe me profesionalizëm. “Me ndërtimin e këtij objekti forenzikës i mundësohet më kushte shume të përshtatshme për kryerjen e punës dhe obligimeve që ka”, tha ai. Blerim Olluri drejtori i forenzikës tha se përmes këtij aneksi do të bartën disa laborator nga objekti i vjetër. “Ne kaluam në shumë sfida kujtojmë ndërtimin e forenzikës në vitin 2003. Ky aneks objekt mundëson bartjen e pajisjeve te tjera që duhet të barten. Do të bartën disa laboratorë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …