Brickos

Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Në Kosovë janë rreth 1500 fëmijë me nevoja të veçanta të cilëve po u shkelen të drejtat arsimore

Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve, dhe për këtë ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social psikologu shkollor Labinot Dervishaj, duke vlerësuar se në Kosovë vazhdojnë të shkelen të drejtat e fëmijëve e sidomos atyre me nevoja të veçanta arsimore si dhe mospërfshirja e plotë e tyre brenda sistemit të rregullt arsimor. Ai thotë se numri i këtyre fëmijëve në vendin tonë është rreth 1500.  Gjithashtu Dervishaj thekson se në shkollat tona vazhdojnë të mungojnë psikologët. “Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve, ndërsa në vendin tonë ende vazhdojnë t’u shkelen të drejtat e fëmijëve. Duke filluar nga planprogramet jo cilësore të mësimit, nga qantat me shumë libra, deri tek mos gjithëpërfshirja e tyre brenda sistemi arsimor të rregullë arsimor. Sipas statistikave mbi 1500 fëmijë në Republikën e Kosovës janë më nevoja të vecanta arsimore dhë për ta është bërë shumë pak për mos të thënë asgjë. Prind të shumë prej tyre detyrohen t’i mbajnë në shtëpi në mungesë të një qasje serioze dhe relevante institucionale. Ndonëse ligjiët dhe udhëzimet administrative janë të mirë-rregulluara në letër ato nuk gjejnë dot zbatim në praktikë. As 10% e shkollave në Kosovë nuk kanë psikolog, ndonëse ka mjaftushëm profesionistë të përgaditur të kësaj fushe edhe pse po në këtë vit gjatë miratimit të buxhtit për vitin 2019 është votuar për inkuarimin e 50 psikologëve në shkolla por ja që sot kemi hyrë në muajin e gjashtë të vitit po asnjë lëvizje nuk është bërë në këtë drejtim”,ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …