Lahi Brahimaj: Kurti ka refuzuar të jetë pjesë e UÇK-së, pastaj Demaçi e ka angazhuar si përkthyes, në zyrën e tij, në Prishtinë

Kandidati për deputetë nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se sulmet kundër kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj nga partia në pushtet, janë të padrejta e të pandershme. Lidhur me këto sulme, Lahi Brahimaj thotë se është kryeministri Albin Kurti ishte ai që ka refuzuar të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa shton se ishte vetë prezent në takimin ku shefi i qeverisë nuk pranoi një gjë të tillë. Luftën dikush e ka para nga studiot. Këta njerëz një kohë patën thënë se Kosova nuk duhet të luftojë, zoti Kurti nuk ka pranuar të jetë pjesë e UÇK-së. Ai ka refuzuar të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam qenë në takim në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ka qenë bashkë me Adem Demaçin në Kleçkë. Pastaj Demaçi e ka angazhuar si përkthyes, si sekretar të zyrës, kurse  sot gëzon statusin e veteranit, ani pse nuk ishte ushtar, nënvizoi, Lahi  Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …