Lajçak

Lajçak: Asociacioni duhet të implementohet pas nënshkrimit të marrëveshjes finale Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një konference për media ka thënë se implementimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe do të behët pas nënshkrimit të marrëveshjes finale mes dy vendeve. “Marrëveshja është arritur  në Bruksel, por nuk është implementuar. Është edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese, gjykata ka thënë se duhet të implementohet. Hapi i radhës duhet të diskutohet. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes në Bruksel”, tha Lajçak. Ai po ashtu tha se detajet duhet të diskutohen si pjesë e negociatave të marrëveshjes, sepse nuk mund ta nënshkruajmë sot dhe ta diskutojmë mas nesër. “Asociacioni duhet të implementohet pas nënshkrimit të marrëveshjes, por detajet duhet të diskutohen si pjesë e negocionit të marrëveshjes, sepse nuk mund ta nënshkruajmë sot dhe ta diskutojmë mas nesër”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: PDK-ja është gati për zgjedhje, Bedri Hamza konsiderohet si kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Pas takimit midis kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetarja e PDK-së, …