Lajçak: I takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se si do të duket marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre

Pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerësoi se takimi me z. Kurtin ka qenë shumë konstruktivë dhe i dobishëm dhe ne po përparojmë në diskutimet tona. Ai theksoi më tutje se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se si do të duket marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe shtoi se është shumë e rëndësishme që të mos ketë tensione. “Ne jemi në proces të diskutimeve për këtë dhe kjo është në dorën e kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës të marrin vendim. Ne jemi duke u përpjekur që të ndihmojmë dhe siç kemi thënë shqetësimet tona janë që të mos ketë tensione dhe dhunë në terren kjo është me rëndësi sepse mendoj se nuk është në interes të Kosovës posaçërisht në këtë kohë të rëndësishme ku procese shumë të rëndësishme po zhvillohen, diskutimet për liberalizimin e vizave, diskutimet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kështu që gjëja e fundit që Kosova ka nevojë do të ishte dhuna këtu në terren”, deklaroi mes tjerash i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …