Lajçak

Lajçak: Sllovakia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se vendi I tij nuk konsideron se paraqet problem udhëtimi pa viza i qytetarëve të Kosovës për në vendet e Bashkimit Evropian. Ai ka theksuar se Sllovakia nuk sheh ndonjë problem që shtetasit e Turqisë, të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian, si dhe ajo e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Sllovakia në përgjithësi e vlerëson dhe mbështet liberalizimin e vizave për këto vende, ka theksuar shefi i diploamcisë sllovake, Mirosllav Lajçak. Sllovakia është në mesin e 5 vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Skandali i radhës në Qeverinë VLEN-VMRO, është emërimi i Boban Utkovskit drejtor në Burgun e Shkupit

Pas përplasjeve të mëparshme në lidhje me emërimet e zëvendës drejtorëve, Qeveria VLEN-VMRO ka përjetuar …