Lansohet strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut

Lansohet strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Është lansuar sot strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit 2021 – 2025, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në rritjen e ndikimit të punës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale si dhe në parandalimin e shkeljeve nga ana e institucioneve publike. Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se strategjia 2021 – 2025 ka rezultuar pas një vlerësimi të detajuar, teksa shtoi se me ndikimin e shtuar të këtij institucioni arrihet vetëdijesimi i publikut për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kurse shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power tha se kjo strategji do të jenë instrument i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …