Latifi: Kur dobësohet komuna, dëmtohet qytetari

Në prag të protestës së kryetarëve të komunave para Qeverisë, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të bëhemi bashkë dhe të ngrejmë zërin për të drejtat e komunës, për zhvillimin e Rahovecit dhe për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

“Komuna është adresa e parë e qytetarit. Aty ku vendoset për hallet, për nevojat dhe për zhvillimin e përditshëm të Rahovecit.

Sot, kompetencat e komunave po cenohen, buxhetet po kufizohen shumë, dëmet nga fatkeqësitë po mbeten pa kompensim dhe vendimmarrja po largohet nga qytetari.

Kur dobësohet komuna, dëmtohet qytetari.

Prandaj, nesër, më 1 shtator, bëhemi bashkë dhe e ngremë zërin për të drejtat e komunës, për zhvillimin e Rahovecit dhe për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Ora 11:00

Për Rahovecin dhe për çdo komunë të Kosovës. Dil dhe protesto, ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …