Latifi: Sakrifica e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë më të lavdishme

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, sot, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, në 27-vjetorin e përjetësimit, kanë nderuar kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Sakrifica e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë më të lavdishme. Ata zgjodhën rrugën e flijimit për atdheun, duke lënë pas një shembull të përhershëm të trimërisë, të përkushtimit dhe të dashurisë për lirinë, ka shkruar në Facebook, kryetari Latifi.

Bekim Sylka la mërgimin për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e vënë idealin e lirisë mbi gjithçka. Ai ra heroikisht më 26 maj 1999, në betejën e Hamocit, duke u bërë pjesë e përjetshme e kujtesës sonë kombëtare dhe e rrugëtimit drejt lirisë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …