Komuna e Malishevës dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshje për mbështetjen e katër projekteve të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe UNDP kanë nënshkruar sot marrëveshjen e financimit në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, i cili synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe shoqërisë civile.

Në ceremoninë e mbajtur në Prishtinë, marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Dudley Tarlton, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe koordinatori Mehdi Krasniqi.

Në kuadër të këtij programi, katër organizata të shoqërisë civile kanë përfituar mbështetje financiare për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve. Organizatat përfituese janë: “Miqësia”, PRAK – Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, “Rona/Fatjona” dhe Klubi i Futbollit të Femrave “16 Qershori”.

Projektet e mbështetura fokusohen në përmirësimin e shërbimeve sociale, fuqizimin e grave dhe të rinjve, përfshirjen sociale dhe zhvillimin lokal në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …