Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj njofton të gjithë nxënësit e klasave të nënta se kanë filluar aplikimet për regjistrim në IAAP “Anton Çetta” për vitin e ri shkollor.
Shkolla ofron: Mësim cilësor dhe profesional, praktikë dhe përgatitje për tregun e punës, ambient modern dhe staf të përkushtuar
Drejtimet që ofrohen:
Makineri, Elektroteknikë, Mjekësi, Ekonomi, Tekstil, Shkencat e Natyrës, Bujqësi, Kimi, Teknologji.
Kushtet për regjistrim:
Të ketë përfunduar arsimin e obligueshëm (klasa 9)
Të mos jetë më i vjetër se 17 vjeç
Dokumentet e nevojshme:
Fletëparaqitja
Dëftesa origjinale e klasës 9
Certifikata e lindjes
Aplikimi bëhet në ambientet e shkollës sipas afateve zyrtare.
Për informata shtesë: 044 195 181
Zgjidh drejtimin tënd dhe ndërto të ardhmen me sukses.