LB mirëpret gatishmërinë e BE-së për mbështetje të procesit të vetingut

 Sipas zëdhënëses, Frederica Mogherinit, përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, nëse kërkohet nga institucionet e vendit, Komisioni Evropian është i gatshëm ta mbështetë procesin e vetingut për institucionet që janë përgjegjëse për zbatimin e drejtësisë në Kosovë. Lëvizja për Bashkim, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen institucionet  kompetente për zbatimin e drejtësisë; duke qenë e vetëdijshme për tendencën e korruptimit të procesit nga faktorë politik; duke e konsideruar këtë proces si shumë të vështirë për shkak të rrjetit kriminal të krijuar në këto institucione, e konsideron të domosdoshëm mbikëqyrjen e këtij procesi nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. Me këtë rast, ne e mirëpresim gatishmërinë e Komisionit Evropian për të ndihmuar në këtë çështje kruciale për zhvillimin e vendit. Prandaj, së bashku edhe me subjektet e tjera, shoqërinë civile dhe qytetarët e vendit, nuk do t’i ndalë përpjekjet për hapjen e rrugës për këtë proces.

 

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …