leoni

Lëvizja për Bashkim

LB: Qeveria Haradinaj, e papërgjegjshme ndaj parasë publike

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ka reaguar edhe Lëvizja për Bashkim. Sipas kësaj partie, ky veprim i qeverisë ka shqetësuar opinionin publik dhe ka dëshmuar për një qasje arrogante që ka kjo qeveri në të gjitha drejtimet. “Lëvizja për Bashkim konsideron se qeveria, para se të vendoste për zbatimin e këtij vendimi, do të duhej të reflektonte lidhur me reagimin e opinionit publik për këtë çështje. Ajo, së paku, nuk do të duhej të ndërmerrte këtë hap para se ta draftonte Ligjin për Qeverinë në të cilin do të kufizohej numri i ministrave, këshilltarëve e sidomos zëvendësministrave. Mos të harrojmë se kjo qeveri, në mënyrën më të papërgjegjshme, ka shtuar në rreth 80 numrin e zëvendësministrave, të cilët përveç barrës financiare janë edhe pengesë në efikasitetin e punës së ministrive. Gjithashtu, do të duhej të pritej edhe miratimi i Ligjit për Pagat që është në procedurë, i cili do të vendoste bazat edhe për pagat e stafit politik”, është thënë në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …