MPMS: Kosova ka bashkëpunim me shtetin e Iowas dhe ka iniciuar realizimin e disa programeve për edukim profesional

MPMS: Kosova ka bashkëpunim me shtetin e Iowas dhe ka iniciuar realizimin e disa programeve për edukim profesional

Ministri i Punës dhe  Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, gjatë qëndrimit në shtetin e Iowas në ShBA, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues institucional, agjenci qeveritare dhe organizata që merren me çështje të punësimit, zhvillimit ekonomik dhe social. Ai ka thënë se në këto takime ka marrë premtime se do ta mbështesin Kosovën në fushën socio-ekonomike dhe të punësimit. “Zhvillova një takim me përfaqësues të Agjencisë Qeveritare të Iowas, që merret me zhvillim të fuqisë punëtore, me të cilët shkëmbyem ide rreth ndërtimit të bashkëpunimit në fushën e punësimit. Gjithashtu, vizitova Departamentin Qeveritar për Çështje të Veteranëve të Iowas, përfaqësuesit e të cilit i informova rreth obligimeve dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës karshi veteranëve. Kosova tashmë ka bashkëpunim me shtetin e Iowas, konkretisht me kolegjin DMACC me të cilin ka iniciuar realizimin e disa programeve për edukim profesional. Pata kënaqësinë të takohem me përfaqësues të kolegjit DMACC me të cilët u dakorduam për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …