Arben Gashi

LDK-ja ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit lidhur me procedurat për furnizimin e menaxhimin me rezervat shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva. Me këtë rast, Gashi ka thënë se “e vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka. “E vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka. Sot i dorëzuam nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva. Çka është bërë me rezervat shtetërore? Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave? Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme. Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!”, ka shkruar Gashi. Dihet tashmë se për shkak të dyshimeve për keqpërdorim me rezervat shtetërore, ishin arrestuar tre persona. Një biznesmen dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …