Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive

Angelo Michele Ristuccia: Kosova mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë

Komandanti i forcave paqeruajtëse  të KFOR-it, në Kosovë,  Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se Kosova mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë që nga shpërthimi i madh i dhunës që ndodhi në muajin maj.  Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha ai gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel. Ristuccia shtoi se për situatën e paqëndrueshme në Kosovë, nuk ka zgjidhje ushtarake.  “Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”, tha ai. Më shumë se 90 ushtarë paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës, sipas NATO-s. Të plagosur mbetën edhe rreth 50 protestues.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …