Kryeministri Albin Kurti, u takua dhe bisedoi me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Allison Peters

Kryeministri Albin Kurti, u takua dhe bisedoi me zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Allison Peters

Kryeministri, Albin Kurti u takua  dhe bisedoi  me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit Amerikan  të Shtetit,  Allison Peters. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Estonisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Allison Peters. Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me agjencitë amerikane, sikurse USAID në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP, me theks te shtylla e parë e këtij plani, përkatësisht te transformimi digjital Falë vëmendjes së Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synohet që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …