LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka kërkuar nga institucionet kompetente në vend që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci me arsyetimin se “Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit. Zonja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë refuzuar të ndërmarrin veprime ndaj Martin Berishaj, me arsyetim se ende nuk është  verifikuar skandali.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …