Brickos

LDK

LDK-ja vlerëson kompromisin e mbrëmshëm për targat, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson kompromisin  e mbrëmshëm për targat, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e Amerikës. Në reagim është  thënë se ishte e panevojshme dhe e dëmshme e gjithë “drama populliste” e krijuar nga institucionet e vendit ditëve të fundit. “LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore”. Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit”, thuhet në komunikatën për media.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 26 vite nga protesta e 1 Tetorit, kur dhjetëra mijëra student kërkuan kthim në ndërtesat universitare

Sot bëhen 26 vite nga protesta e 1 Tetorit, 1997, kur dhjetëra mijëra student, të …