leoni

Vetëm edhe tri ditë nga seanca konstituive, Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë të mos lëvizin nga qendrimet e tyre

LDK ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Vetvendosjën, pas vendimit të kryeministrit Kurti që të shkarkojë Agim Veliun

Pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Kryesia e LDK-së ka vendosur të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mos heqjes së taksës, dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit. Në konferencën për medie, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa ka thënë;  “Sot ka ndodhur një veprim i papritur e i pa paralajmëruar nga kryeministri Kurti, në kundërshtim me marrëveshjen, se duhet të konsultohet me mua nëse ka vërejtje për ndonjërit nga ministrat. Ishte një vendim arbitrar. Ky vendim na tregon që zoti Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne. Ne kemi vendosur të nisim një mocion votëbesimi për këtë”, arsye kryesore, sipas tij, është mos heqja e tarifës 100 për qind, ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të, gjë e cila po rrezikon marrëdhëniet me aleatët. Ne nuk shohim mundësi për bashkëqeverisje, nuk shohim po ashtu interes të këtij vendi që Vetëvendosje me këto qëndrime ndaj aleatëve tanë, sidomos SHBA-të, të qëndroj në krye të Qeverisë së vendit, prandaj do të marrim iniciativën e mocionit të votëbesimit.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …