Lekaj dhe Ramosaj vizituan punimet rrugore në Gllogjan, Lekaj premton edhe projekte të tjera

Kryetari i Komunës Së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor si dhe banorë të fshatit Gllogjan kanë pritur Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, ku dhe kanë bërë inspektimin e punimeve në këtë fshatë. Kryetari Ramosaj ndër të tjera tha se ndihma e Ministrisë për komunën e Deçanit është ndihmë që i është dashur komunës tonë. “Jemi në fshatin Gllogjan, ky është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ministrit Pal Lekaj, i cili na ka ndihmua shumë në këtë aspekt që të kemi një infrastrukturë standarde ashtu siç e meritojnë të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, mirëpo edhe të gjithë Kosovës. Këtu bëhet fjalë për një projekt që është 6 km e 700 metra rrugë të këtij fshati që duhet të asfaltohet, mirëpo që janë edhe një pjesë e kanaleve të ujitjes për këtë fshat, në bashkë bëmë inspektimin dhe jemi të kënaqur më dinamiken e punimeve tha kryetari Ramosaj ’’ edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se, ne jemi zotuar edhe kur ka filluar ky projekt që mos të lëmë asnjë centimetër rrugë pa u rregulluar në Gllogjan, sepse Gllogjani e ka simbolikën e vet, është i sakrificës dhe kanë dhënë shumë për vendin, prandaj ne po bëjmë diçka më shumë për ta dhe mendoj që e meriton edhe më shumë, prandaj ne jemi të gatshëm t’i mbështesim projektet jo vetëm në Gllogjan, por në tërë Kosovën. Ministri Lekaj tha se ka edhe projekte të tjera që do të implementohen këtë vit dhe vitet në vijim në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …