NËNSHKRUHEN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS, INFRAKOS-IT DHE ASOCIACIONIT KOSOVAR TË MOTORIZIMIT

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim Drejtorin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” , Agron Thaqi, Përfaqësuesin e Asociacionit Kosovar të Motorizimit (AMRKS), Muhamed Krasniqi dhe Majorin e Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi. Me qëllim të sensibilizimit dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor në Kosovë, Ministri Pal Lekaj, bashkë me përfaqësuesit pjesëmarrës në takim, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, duke harmonizuar edhe më shumë tërësinë e të gjitha masave të mundura, për një komunikacion sa më efikas dhe të sigurt. Meqë viti 2018 është shpallur si vit i sigurisë në trafikun rrugor, ndërmarrja e një hapi të tillë, siç është nënshkrimi i memorandumeve me INFRAKOS-in dhe AMRKS, luan një rol tejet të rëndësishëm në zgjerimin e përmasave të sigurisë. Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar për herë të parë një marrëveshje të tillë, e cila sipas Ministrit Lekaj, ka një ndikim pozitiv në sigurinë e qytetarëve, duke krijuar kështu standarde të cilat minimizojnë aksidentet dhe fatkeqësitë në komunikacion. Në prononcimin e tij dhënë mediave, Ministri Lekaj sqaroi vizionin dhe politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilat përveç ndërtimit të infrastrukturës rrugore, participojnë edhe në sigurinë me sinjalizim, pa të cilën, lëvizja e lirë e qytetarëve do të shndërrohej në kaos.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …