Lëvizja Kombëtare serbe e Kosovës (NPSK) kundërshton deklaratën e Marko Gjuriqit, i cili thotë se “Lista serbe” është projekt me rëndësi kombëtare. Ky është edhe një mashtrim në vargun e mashtrimeve të këtij politikani axhami, sepse e ashtuquajtura Lista serbe është krijuar që veprimtarinë e vet ta zhvillojë në kuadër të pushtetit separatist në Prishtinë, që në esencë do të thotë se ajo e njeh pavarësinë e Kosovës. Aq më shumë, pasi që ajo politikisht vepron në përputhje me Kushtetutën e ligjet e e Republikë e Kosovës. Marko Gjuriq thotë se serbët nuk duhet të përçahen por të gjithë duhet të veprojnë në kuadër të Listës Srpska që do të thotë se të gjithë serbët në Kosovë duhet të përfshihen në tradhtinë kolektive, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjës Kombëtare serbe e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …