Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim: Planin i BE-së jo që nuk zgjidh gjë, por i komplikon tutje raportet Kosovë-Serbi

Lëvizja për Bashkim ka shfaqur rezervat dhe kritikat e saj ndaj vendimeve të Qeverisë Kurti dhe qëndrimeve të saj të shfaqura dje në Ohër. Lëvizja për Bashkim, ka vlerësuar se dje në Ohër, nuk ka pasur Marrëveshjepor pajim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për ta zbatuar planin e Bashkimit Evropian. Në komunikatën për medie të Lëvizjes për Bashkim thuhet se “Nga deklaratat e tri palëve pas takimit, Kosova dhe Serbia, pas një presioni të madh të BE-së dhe SHBA-së, janë pajtuar për të zbatuar planin e BE-së, i cili në realitet, jo që nuk zgjidh gjë, por i komplikon tutje raportet Kosovë-Serbi.  Lëvizja për Bashkim thekson se qeveria e Kosovës, duke ndjekur rrugën e gabuar, e ka futur vendin në presion të fuqishëm ndërkombëtar për zbatimin e një marrëveshjeje, që, në fund të fundit, nuk është zgjidhje. Lëvizja për Bashkim, edhe një herë deklaron se pa shtrimin e drejtë për zgjidhje të problemeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra pa reciprocitet në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve, nuk do të ketë marrëveshje finale, nuk do të ketë zgjidhje e as pajtim të dy vendeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …