leoni

Lëvizja Vetëvendosje do të përgadit kallëzim penal për vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave në Qeveri

Lëvizja Vetëvendosje do të përgadit kallëzim penal për vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave në Qeveri

Vendimi i kushtetueses lidhur me rritjen e pagave është skandal dhe abuzim me paranë publike. Kështu tha Albulena Haxhiu në konferencën e mbajtur për media e cila erdhi pas aktgjykimit të Kushtetueses për kushtetutshmërinë e vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur ne rritjen e pagave. Haxhiu tha se Gjykata duhej ta ndalonte këtë veprim, mirëpo për fat të keq ajo u bë bashkëpunëtore në abuzimin me paranë publike, gjyqtarët mes atij vendimi mundësuan edhe rritjen e pagës për veten. “Vendimi i Haradinaj përpos që është vepër penale është edhe kundër kushtetuese për shkak se ka ndërhyrë edhe në kompetencën e kuvendit. Autoriteti që merr vendime është kuvendi përmes ligjit për paga”, tha Haxhiu. Sipas saj kjo rritje nuk është paraparë në buxhetin për vitin 2018, ky vendim ka ka implikime buxhetore deri në 7 milionë euro euro shtrohet edhe pyetja se ku do të merren këto para me siguri do të ia marrin ndonjë shkolle kopshti apo buxhetit të shëndetësisë. Këta do të ndërhyjnë në organizatat e tjera. “Për shkak se implikimet buxhetore të këtij vendimi nuk janë paraparë në buxhetin e vitit 2018, për këtë do të merren nga buxheti për shëndetësi apo edhe për ndërtimin e shkollave apo çerdheve”, tha ajo. Haxhiu shprehu shqetësimin se një gjë të tillë do të mund të bëjnë edhe qeveritë e tjera. Ajo madje bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të përgatisin kallëzimi penal.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …