Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të hyjë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja do të hyjë në koalicion me shoqërinë civile dhe me njerëz nga shkenca e historia, por jo me AAK-në dhe Nismën. Sipas tij AAK-ja e Nisma synim e kanë postin e kryeministrit, kusht ky i panegociushëm nga Vetëvendosja. Konjufca ka deklaruar se pas shkeljes së rezolutës për rrënimin e murit në veri, Lëvizja Vetëvendosje dhe dy subjektet  opozitare do të vazhdojnë me protesta, varësisht prej rrethanave që do vijnë në ditët në vijim. Ai më tutje i ka kritikuar takimet e dialogut politik, në Bruksel, ndërkohë që  ka theksuar se Gjykata Speciale është një gabim i madh, me tendenca raciste. Sipas Vetëvendosjes, Kosova  në këto momente duhet të angazhohet në ruajtjen e trojeve të vendit dhe duhet të ndalojë matjen e  kufijve  sepse madhësia e tyre dihet.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …