Vetëvendsoje i drejtohet Gjykatës Supreme për 392 pako me fletëvotime që kanë ardhur nga diaspora se fundi

Lëvizja Vetëvendosje proteston sot në Tiranë kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiq dhe Millorad Dodik në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar për sot një protestë kundër ardhjes së kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe atij nga Bosnja Millorad Dodik në Shqipëri. Vuçiq dhe Dodik pritet që sot të arrijnë në Shqipëri për të marr pjesë në Samitin Brdo-Brione që mbahet nesër në Tiranë. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e pasdites së sotme, e cila mbahet në orën 18:00. “Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, në ora 18:00, para monumentit të ‘Vëllezërve Frashëri’, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët pa Kuvend, me paga e asistentë të paguar – 74 prej tyre tashmë kanë staf personal

Edhe pse Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar tash e dy muaj për shkak të …