Brickos

Liburn Aliu: kushtëzimet janë të dëmshme dhe nuk ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Liburn Aliu: Lëvizja Vetëvendosje nuk u beson fjalëve të kryeministrit Haradinaj kundër kryetarit Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur për raportet mes kryetarit Hashim Thaçi e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se nuk i beson fjalëve të Haradinjat për Thaçin, kur është fjala për ndryshim të kufijve. Aliu ka thënë, se është Vetëvendosje ajo që nuk u beson fjalëve të kryeministrit kundër kryetarit. Ai ka përmendur rastine demarkacionit me Malin e Zi, rast ky sipas Aliut në të cilin Haradinaj ka mashtruar. “Vetëvendosje nuk i beson deklaratave të Ramush Haradinajt. Kur mashtrohesh një herë nga i njëjti person e ke të vështirë t’i besosh masnej”, ka thënë Aliu. Ai ka thënë se nuk i besojnë shumë edhe vendimit që ka marrë qeveria kundër Serbisë për masën 100 për qind. Aliu ka thënë se AAK ka hezituar të votojë edhe rezolutën kundër Thaçit. “Kanë hezitu dhe refuzu për një rezolutë kundër Thaçit. Njëjtë si PSD-ja si AAK-ja janë njësoj në deklarata por për veprime hezitojnë”, tha Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …