Brickos

Korporata Energjetike e Kosovës thotë se këtë vit nuk do të ketë problem me furnizim të energjisë elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës thotë se këtë vit nuk do të ketë problem me furnizim të energjisë elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës thotë se këtë vit nuk do të ketë problem me furnizim të energjisë elektrike, pasi tash nuk kanë problem më me thëngjill. KEK-u, verën e vitit të kaluar, kishte alarmuar se rezervat me thëngjill bëjnë të mundur prodhimin e energjisë vetëm edhe për disa muaj, si pasojë e problemeve me shpronësimin e tokave. Por, pas zgjidhjes së këtij problemi, ekskavatorët menjëherë kishin nisur punën dhe KEK-u ka arritur të sigurojë rezerva deri në 430 mijë thëngjill. Drejtori i Divizionit të prodhimit të thëngjillit, Adil Januzi, ka thënë se gjatë këtij sezoni dimëror nuk do të ketë probleme me furnizim të termocentraleve me thëngjill. Januzi thotë se janë të vetëdijshëm që shfrytëzimi i minierave ndikon edhe në degradimin e florës dhe faunës. Por, sipas tij, që nga viti 2009, kur brenda këtij divizioni është krijuar departamenti për mjedis, kanë ndërmarrë vazhdimisht një varg aktivitetesh që kanë ndikuar në mbrojtjen e mjedisit. Mosmarrëveshjet mes banorëve dhe KEK-ut rreth mënyrës së shpronësimit, vitin e kaluar, patën detyruar KEK-un ta ndërpresë prodhimin e disa gjeneratorëve dhe të importojë energji nga Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …