LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë Kurti për kapje të institucioneve të drejtësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë Kurti për kapje të institucioneve të drejtësisë. Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë se nismat legjislative të qeverisë aktuale kanë një qëllim, sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, përfshirë edhe atyre të pavarura. Madje ajo e ka shprehur si shqetësim siç ka thënë tendencën e qeverisë për të anashkaluar Komisionin e Venecias. “Anashkalimi i Komisionit të Venecias me qëllim të vazhdimit të kapjes së institucioneve dhe shkelja e Kushtetutës për përfitim elektoral është ngufatje për demokracinë”, ka thënë ajo. Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë vlerësimet e LDK-së janë se Qeveria e Kosovës me disa nisma legjislative që ka ndërmarrë ka ngreh disa shqetësime.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …