Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar, do të rrisë mbi 200% tatimin për pronat komerciale nga janari 2025

Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar, do të rrisë mbi 200% tatimin për pronat komerciale duke filluar nga janari 2025. Ky ligj po kundërshtohet fuqishëm nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, të cilët e cilësojnë barrën tatimore si të papërballueshme, veçanërisht për bizneset, dhe parashikojnë se kjo do të ndikojë negativisht në ekonomi. Sipas llogaritjeve, për pronat komerciale me vlerë mbi pesë milionë euro, tatimi mund të arrijë deri në 1% të vlerës. Për shembull, një pronë që aktualisht paguan 11,900 euro në tatim, do të paguajë 26,100 euro pas hyrjes në fuqi të ligjit. Përfaqësues të AKK-së paralajmërojnë se kjo rritje do të sjellë një efekt zinxhir të rritjes së qirave dhe çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ndërsa mund të shkaktojë edhe ulje të numrit të punëtorëve. Pavarësisht kundërshtimeve të shumta, anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Ferat Shala, ka deklaruar se ligji është tashmë në fuqi dhe nuk mund të zhbëhet. Ligji do të zbatohet nga 1 janari 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …