Fatmir Limaj: Në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi i kombit, Ilaz Kodra

Limaj: Bekim Berisha me bashkëluftëtarët e tij 20 vjet më parë ranë në altarin e lirisë, duke i dalë zot vendit

Kosova sot nderon dhe përkujton me pietet të lartë heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula”, kështu ka shkruar zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre. Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë në altarin e lirisë 20 vite më parë duke i dalë zot vendit. “Kontributi i jashtëzakonshëm i Bekim Berishës-Abesë për lirinë e Kosovës ishte dhe do të mbetet frymëzim edhe për brezat e ardhshëm. Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave. Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …