Komandanti i FSK-së, merr pjesë në diplomimin e dy kadetëve në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Komandanti i FSK-së, merr pjesë në diplomimin e dy kadetëve në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

 Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të dy kadetëve të FSK-së, nëntogerëve Kemajl Haliti dhe Çlirim Morina. Të dy kadetët e FSK-së, përfunduan me sukses trajnimin 12 mujor, i cili ka qenë i bazuar në një program mjaftë intensiv, më qellim që të përgatisë oficerët e rinj; që të jenë udhëheqës kompetent, të aftë të marrin gjykime të drejta, dhe të kryejnë detyrat në mënyrë profesionale.  Nëntogeri Kemajl Haliti, është oficer i ri i FSK-së, nga radhët e komunitetit rom, që paraprakisht ka mbaruar shkollimin në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, dhe ishte përzgjedhur për studime në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sundhurrst’’, mundësi kjo, që aplikohet në barabarësi për të gjithë pjesëtarët e FSK-së. Pas kthimit nga Mbretëria e Bashkuar, nëntogerët Haliti dhe Morina do të shërbejnë në FSK, me detyrë komandant togu, në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë në Gjilan, respektivisht në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë në Burim.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …