Ministri Hasani priti ambasadoren e Finlandës Pia Stjernvall, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri Hasani priti ambasadoren e Finlandës Pia Stjernvall, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall. Ai e informoi ambasadoren Stjernvall për punët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për projektet që janë duke u realizuar dhe klimën e biznesit në Kosovë.  “Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Finlandës, dhe jam shumë mirënjohës për projektin për konkurrushmërin në sektorin privat. Ne si MTI përfshijmë shumë fusha të sektorit privat dhe jemi shumë të përkushtuar për reforma ekonomike, që të jemi në hap me marrëveshjet që dalin nga MSA-ja”, tha ministri Hasani.

Po ashtu ministri e njoftoi ambasadoren për mbështetjen e ndërmarrjeve që është duke iu bërë për ta ndryshuar bilancin tregtar. Hasani tha se janë duke u punuar shumë edhe në fushatë e metrologjisë, akreditimit dhe standardizimit, që janë parakushte për të eksportuar në tregun evropian. Ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë për të vazhduar kooperimin dhe bashkëpunimin me ministrin Hasani në fushatë ku vlerësohet si më e nevojshme. Ambasadorja Stjernvall tha se në Kosovë i ka bërë përshtypje rinia, e që sipas saj, shumë vende të tjera nuk e kanë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …