Brickos

Zëvendëskryeministër i vendit, Fatmir Limaj: Askush nuk mund ta kërcënojë kryeministrin e Kosovës

Limaj: Mitrovica është lodhur nga mashtrimet, është koha për një nisje me Qazim Shalën kryetar

Nisma për Kosovën ka mbajtur sot tubim elektoral në qytetin e Mitrovicës. Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj tha se tani është koha për një fillim të ri, e ky fillim është Nisma dhe kandidati Qazim Shala kryetar i komunës së Mitrovicës. Sipas tij, Mitrovica duhet të kthehet në një qytet që ofron dhe bashkon. Ai potencoi se Nisma është vizion i së ardhmes, ndërsa ka ftuar intelektualët mitrovicas të ngrihen në këmbë për t’i dhënë një mundësi të re komunës së tyre.

 

“Mitrovica është lodhur nga mashtrimet dhe premtimet e rrejshme. Është koha me bë një nisje dhe nisja është Nisma dhe Shala kryetar. Mitrovica duhet të kthehet në një qytet që ofron dhe bashkon. Koha jonë po vjen. Ky vizion me energji pozitive, ky vizion ku nuk e dallon qytetarin e vet, e bashkon dhe e ofron, ky vizion që del nga zemra, bindja dhe jo nga fjalët e shkruara, është vizion i së ardhmes, i vendit tonë, dhe unë shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje intelektualëve të Mitrovicës, ngrihuni në këmbë për qytetin e juaj, ngrihuni në këmbë për komunën e juaj dhe mos e ulni kokën, mos e ktheni shpinën duke parë keq qytetin e juaj, mos ju ikni punëve që ju duhet me i zgjidhë, bashkohuni sepse është koha me u bashku dhe me i dhënë një mundësi të re komunës së Mitrovicës”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …